Republika e Maqedonisë si vend kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), e ndjek politikën e BE-së dhe vendimet e saj të miratuara në rrugë të konsenzusit.
Duke marrë parasysh se vendimi për dëbimin e diplomatit rus nuk paraqet vendim të qëndrimeve të harmonizuara të të gjitha vendeve të BE-së, por se bëhet fjalë për vendime individuale të disa vendeve anëtare të BE-së, presidenti i Republikës së Maqedonisë, vlerëson se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është i përshepjtuar.
Kjo theksohet në Kumtesën e lëshurar nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov në raport me vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të dëbuar diplomatin rus nga Republika e Maqedonisë.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë bënë thirrje për përmbajtje nga vendime të përshpejtuara në politikën e jashtme, me qëllim që të pengohet mundësia për të dëmtuar qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë në politikën e jashtme”, thuhet në Qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov, transmeton Zhurnal.
Në kumtesë po ashtu, theksohet se presidenti i Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me rregullativën ligjore, pret që edhe zyrtarishtë të informohet për faktet e publikuara në opinion për dëbimin e diplomatit rus./Gazeta Express/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...