Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se Kosova nuk ka rend për zgjedhje e po ashtu nuk do të ketë rënie të Qeverisë pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria.
Vendimin për tu larguar nga koalicioni qeverisës, Lista Serbe e mori pas takimit që ka pasur sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, pas arrestimit të djeshëm në Kosovë të ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, raporton Arbresh.info.
“S’jemi në rend zgjedhjeve, për të tjera jemi këtu, kam marrë përshëndetje prej deputetëve, grupeve parlamentare, s’ka rend zgjedhjesh as rënie të Qeverisë. Unë shpresoj që Lista Serbe të reflektoj sepse shkëputja e njëjanshme nuk është zgjidhje. Zgjidhja e vetme është dialogu”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj po ashtu ka thënë se nuk e ka në plan të jap dorëheqje dhe se do të vazhdoj punën me ata që e përkrahin punën e Qeverisë./Arbresh.info
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...