Google ADS

Problem në Milan, lëndim i ri për Contin

13:50 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti ka pësuar një dëmtim të ri.

Andrea Conti ka frikësuar sërish tifozët e Milanit.

Mbrojtësi i krahut i cili së fundmi u rikuperua nga lëndimi dhe ishte në stërvitje me ekipin, ka pësuar një dëmtim të ri.

Mediat italiane raportojnë se Conti ka braktisur para kohës seancën stërvitore me “Rossonerët”.

Së shpejti pritet të dalin lajmet e para për shkallën e lëndimit të Contit i cili erdhi si përforcim i madh në Milan gjatë verës së vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme