Google ADS

Granit Xhaka shqeu atletet pas vetëm 19 minutave kundër Greqisë

13:36 | 27 Mars 2018
Arbresh Info

Të premten e kaluar, Zvicra mposhti me rezultat 1 me 0 Greqinë në një ndeshje miqësore.

Mesfushori shqiptar i Bolognas, Blerim Xhemaili ishte heroi i Zvicrës duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë ndeshjes kundër Greqisë, mesfushori Granit Xhaka kishte një problem të madh me atletet e tij. Ylli i Arsenali është njëri nga emrat më të mëdhenj të kompanisë Under Armour.

Under Armour ka qenë duke punuar me Xhakën që nga viti 2016 kur mesfushori i “Topçinjve” ishte ende te Borussia Monchengladbachi. Por, çfarë po mendonte Xhaka kur atletet nga brendi i ri Under Armour Magnetico u shqyen pas vetëm 19 minutave lojë? Është ky një problem me dizajn nga Under Armour?

Vlen të përmendet që Xhaka ndryshoi atletet me një parë tjera.

Zvicra u kualifikua në Kampionatin Botëror 2018 pasi mposhti Irlandën Veriore në ndeshjet e play-off’it.

Evropianët janë në short me Brazilin, Serbinë dhe Costa Rican në Kampionatin Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme