MPB dhe policia janë duke analizuar informacionet lidhur me operacionin e djeshëm në Mitrovicë

13:05 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës janë duke mbledhur dhe analizuar të gjitha informacionet në lidhje me operacionin për zbatimin e ligjit ditën e djeshme në Mitrovicë.

“Pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjithë informatave do të jemi në gjendje që të japim një vlerësim të detajuar dhe profesional të
nivelit operacional”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjithashtu MPB falënderon të gjithë akterët institucional për bashkëpunimin e mirëfilltë në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme