Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në tryezën me temën “Qeverisja e mire dhe transparenca dhe llogaridhënia”, ka thënë se memorandumi i arritur dy vite më parë ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe ka pasur shumë efekte pozitive në procesin e rekrutimeve dhe përzgjedhjeve të kuadrove në fusha të ndryshme.
Kryeparlamentari Veseli tha se iniciativa të tilla janë hapa konkretë të gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për të punuar bashkërisht me partnerët perëndimorë, si Britania e Madhe, në thëllimin e reformave të domosdoshme demokratike.
Në kuadër të këtyre reformave, shtoi kryetari Veseli, qëllimi ka qenë dhe mbetet: rritja e transparencës, llogaridhënies dhe mirëbesimit të qytetarëve në konkurrencën e drejtë për pozita te larta publike dhe menagjeriale.
“Pas dy viteve eksperience mund të themi se rezultatet janë pozitive, të kënaqshme! A mundemi me shumë? Gjithsesi! Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies në demokracinë tonë të re është mjeti më i fuqishëm i rritjes se profesionalizmit dhe efektivitetit të shërbimit tonë publik për qytetarin”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Në vazhdim, kreu i Kuvendit tha se transparenca parandalon gabimet e qëllimshme dhe ndihmon përmirësimet e nevojshme.
“Dua të falënderoj Mbretërinë e Bashkuar, që përmes ambasadës së saj në Kosovë dhe mekanizmave të tjerë të saj, po ndihmojnë vendin tonë. Jemi të lumtur kur konstatojmë faktin se partneriteti ynë është i vazhdueshëm dhe i frytshëm njëkohësisht. Vizioni i Kosovës është një dhe i vetëm: integrim i plotë në sistemin e vlerave demokratike, të cilat i ndajnë së bashku Britania e Madhe dhe vendet e Bashkimit Evropian, edhe tani pas ndarjes formale të BREX-it”, theksoi Veseli.
Kryeparlamentari Veseli theksoi vendosshmërinë e institucioneve për të ecur përpara me fuqinë e ideve të shëndosha, inovatore dhe përfshirje të të gjitha kapaciteteve kadrovike, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe forcimit demokratik të shtetit.
“Institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre kanë përgjegjësinë e parë dhe të fundit për implementimin e reformave demokratike në vend, zvogëlimit të dështimeve dhe rritjes se efikasitetit dhe përgjegjshmërisë! Korrupsionin dhe dukuritë përcjellëse të tij duhet t’i luftojmë vetë ne. Nevojitet përkrahje dhe bashkëpunim i shoqërisë civile dhe mediave në këtë mision”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...