Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe ministri i Jashtëm, Winston Peters thanë se janë të gatshëm të dëbojnë spiunët rusë nga vendi, po të kishte të tillë.
Më shumë se 100 diplomatë rusë janë dëbuar nga shumë vende në kuadër të sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti rus në Britaninë e Madhe.
Qeveria e Zelandës së Re e dënoi sulmin dhe mbështet reagimin ndërkombëtar, por thotë se agjentë të tillë të inteligjencës ruse nuk ka në vend.
Pas sulmit kimik në Salisbëri, ambasadori rus në Zelandën e Re u thirr për t’i shprehur shqetësimin e Uellingtonit për ngjarjen.
“Vende të tjera kanë lajmëruar se po dëbojnë agjentët e pashpallur rusë, por nuk ka asnjë individ në Zelandën e Re që t’i përshtatet këtij përshkrimi. Po të kishim, do ti dëbonin”, deklaroi kryeministrja Ardern.
Ajo shtoi se Zelanda e Re do të shohë se çfarë masash të tjera mund të marrë për të mbështetur reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj sulmit me gaz nervor në Britani. /tch/
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...