Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, ka dërguar një mesazh për ish skuadrën e tij, Juventus.
Bonucci dhe skuadra e tij, AC Milan, këtë fundjavë do të udhëtojnë për në Turin, për të zhvilluar ndeshjen me Torinon.
Dhe, Bonucci ka një mesazh për ish skuadrën e tij.
“Kam kaluar 7 vite të mrekullueshme në Juventus dhe kam fituar shumë. Nuk është një ndeshje që mund të krahasohet me të tjerat, aventura ime në Juventus do të mbetet gjithmonë brenda meje, sepse më ka bërë të jem ky që jam sot”, deklaroi Bonucci në konferencë për media para ndeshjes miqësore mes Italisë dhe Anglisë.
“Rrugët tona pastaj janë ndarë por të shtunën do të jem i lumtur që do të takohem me shumë shokë të cilëve ua uroj gjitha të mirat, do të jetë një e shtunë mjaft e veçantë”, përfundoi 30 vjeçari. /arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut