Raphael Varane ka zbuluar që Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos shpenzojnë shumicën e kohës së tyre në zhveshtore te Real Madridi duke rregulluar pamjen e tyre.
Varane është hapur rreth asaj që ndodhë prapa dyerve në Real Madrid gjatë një interviste për revistën ‘Men’s Health’, transmeton portali arbresh.info. Por, nuk është befasi të dëgjoni që Ronaldo dhe Ramos shpenzojnë shumë kohë para pasqyrës duke rregulluar vetën.
“Cristiano Ronaldo është shumë i kujdesshëm, Sergio Ramos gjithashtu”, ka thënë Varane. “Edhe unë e shikojë vetën gjithashtu, ne të gjithë e bëjmë këtë. Por, ata që kujdesen më së shumti janë Cristiano dhe Sergio”
Varane ka zbuluar gjithashtu atë që ndodhë pikërisht gjatë një seance stërvitore me skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane.
“Së pari, arrijë në stërvitore, përgatitem për seancën, marr trajtimin fizikët dhe shkoj direkt në palestër për të aktivizuar trupin tim”, ka thënë ai.
“Varësisht në intensitetin e stërvitjeve gjatë ditës, ne bëjmë zgjatje, punojmë në lëvizshmëri dhe gjithçka tjetër për të përgatitur vetën mirë. Më vonë, ne stërvitemi, dhe varësisht në ditët, ne bëjmë më shumë punë fizike, më shumë teknike apo më shumë taktike”
“Ato janë të gjata nga 45 minuta deri në një orë e gjysmë”
Kurti bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi: Respekt...
United mposhtet thellë nga Tottenham
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, “sinjalizon” demokratët: ...
ZRrE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji g...
Rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9...