Turqisë s’i bëhet vonë për thyerjen e rregullave ndërkombëtare nga Rusia

08:29 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Turqisë Bekir Bozdag, ka thënë që Turqia nuk do të marrë masa kundër Rusisë për shkeljen e rregullave ndërkombëtare për mos përdorimin e agjentëve kimik, transmeton arbresh.info.

“Marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë janë shumë të mira. Në këto momente nuk do të marrim masa të tilla kundër Rusisë” ka thënë Bekir Bozdag në një konferencë për media.

Ai ka thënë që Turqia nuk do t’u bashkohet 16 vendeve që kanë marrë masa kundër Rusisë për skandalin e 4 marsit.

Rreth çështjes është thirrur Këshilli i OKB-së dhe gjatë vajës së shkuar është mbajtur një samit ndërkombëtar në Bruksel.

Pavarësisht kërcënimeve dhe akuzave ende nuk ka prova që kjo ka ndodhur në të vërtetë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme