Google ADS

Skandali me mishin e prishur, deputetët vizitë AUV-it

08:16 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Sot anëtarët e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë.

Siç dihet në dy javët e fundit ka patur raportime rreth aferave për importimin e mishit me afat të skaduar na Belgjika. Kurse pas raportimeve në media Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur një aksion të gjerë në kontrollimin e depove dhe dyqaneve ku tregtohet dhe bëhet përpunimi i mishit dhe nënprodukteve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme