Google ADS

Debatohet për të drejtën në kompensim dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut

07:51 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

ATRC në kuadër të projektit “Justice in Justice” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja për Cështjet e Trafikimit Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) organizon tryezën e gjashtë të ekspertëve me temën “E Drejta në Kompensim për Shkeljet e të Drejtave të Njeriut”.

Kjo tryezë do të eksplorojë gjatë paneleve temën e Kompensimit të Viktimave të Drejtat e të cilëve janë shkelur nga shteti , për mekanizmat në dispozicion në rast se shkelen këto të drejta dhe për rëndësine e hartimit dhe aprovimit të Udhëzimit Administrativ të nenit 69 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e kampanjës për edukim dhe avokim.

Qëllimi i kampanjës avokuese është inkurajimi i shoqërisë civile dhe qytetareve për të avokuar për reforma pozitive në fushat e caktuara në sektorin e Drejtësisë në Kosovë, dhe për të promovuar llogaridhënien publike duke i ndihmuar qytetarët që të kërkojnë drejtësi kur të drejtat e tyre shkelen nga zyrtarët dhe institucionet qeveritare.

Kjo tryezë e eksperteve ka për qëllim ka të mbledh ekspertë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionet qeveritare, për të diskutuar problemet specifike dhe metodat për të zgjedhur këto probleme për një Sistem më të mirë Gjyqësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme