Google ADS

OKB: Dëshmi “masive” për krimet e luftës në Siri

00:46 | 27 Mars 2018
Trina Galanxhi

Analistët e OKB-së kanë deklaruar se kanë mbledhur dëshmi “masive”, duke përfshirë videot dhe fotografitë që dokumentojnë mizoritë e kryera gjatë luftës në Siri.

Ekipi, i udhëhequr nga ish-gjykatësi francez, Catherine Marche Uhl, ka sqaruar se është duke përgatitur dosjet, transmeton portali arbresh.info

Sipas raportit, një organ ekzistues si Gjykata Penale Ndërkombëtare ose një gjykatë e re mund të jep juridiksionin mbi dosjet e Sirisë.

Raporti thotë se Panelit pritet të arrijë së shpejti një marrëveshje me Komisionin e Hetimeve mbi Sirinë.

Analistët e raportit kanë theksuar se “nuk është e mundur që të ndjekin penalisht të gjitha krimet e kryera, duke pasur parasysh numrin e madh”.

Përparësi në hetim do të marrin krimet seksuale dhe gjinore, si dhe abuzimi i fëmijëve.

Sipas këtij raporti, forcat qeveritare siriane kanë kryer përdhunime sistematike, kanë sulmuar seksualisht gra, vajza dhe burra, në mënyrë që të ndëshkojnë grupet e opozitës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme