Jo vetëm kaq, por Gjuriqi katër ditë më parë e kishte nënçmuar fort dhe tallur kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli, duke thënë se “është qytetar serb”.
E duket e kjo deklaratë ka qenë kulmi që institucionet kosovare t’ia kthejnë mbrapsht kërkesën atij që mos të futet në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Çfarë kishte thënë katër ditë më parë saktësisht Gjuriqi:
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i është ‘kundërpërgjigjur’ një deklarimi të Kadri Veselit, të bërë rreth dy muaj më parë në Reçak.
Veseli në fjalimin e tij në Akademinë Përkujtimore pati thënë “Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish”.
Gjuriq, duke aluduar në këtë deklarim ka thënë se “Presheva, Medvegja dhe Nishi, kurrë nuk do të jenë pjesë e territorit të Kosovës, por gjithashtu Prishtina do të mbetet pjesë e Serbisë”.
“Kadri Veseli nuk është i lumtur, sepse e di se Kosova kurrë nuk do të bëhet shtet, ashtu siç Presheva, Medvegja e Nishi kurrë nuk do të jenë pjesë e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës”.
“Prishtina është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë, ndërsa ai (Veseli), qytetar serb”, pati thënë Gjuriqi, i cili tashmë po trajtohet në një spital të Beogradit pas traumave që mori nga arrestimi në Mitrovicë. /Lajmi.net/
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...