Deputeti i VV-së: Ramush, bye-bye nga posti i kryeministrit

21:50 | 26 Mars 2018
Trina Galanxhi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se arrestimi i sotëm i Marko Gjuriqit është edhe fundi i Ramush Haradinajt si kryeministër.

Sipas Kurteshit, arrestimi i sotëm i Marko Gjuriq ishte planifikuar nga LDK dhe PDK për ta rrezuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Kurteshi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pasur asnjë informacion lidhur me ngjarjen e sotme e cila sipas tij është publikuar nga media të porositura.

Sipas tij përmes kësaj ngjarje po tentohet të largohet vëmendja nga ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Reagimi i plotë:

Burgosja e Gjuriqit, fundi i Ramushit!

Loja ldk-pdk për rrëzimin e Ramush Haradinajt realizohet në mënyrë të përsosur me „arrestimin“ e Gjuriqit sot.

Ramush bye-bye nga posti!

Ky është çmimi intervenimit të sotëm të ROSU në Mitrovicë.

Përndryshe, çdo intervenim i Policisë së Kosovës në format luftarak në pjesën veriore të Mitrovicës çdo 5-6-7 vite, për interesa të ngushta personale të Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Askush, e as LVV nuk ka asnjë informatë në lidhje me rastin në fjalë, përveç pamjeve televizive nga kamerat e porositura.

LVV nuk ka asnjë njohuri pse është zgjedhur ky moment për arrestim të funksionarit/ëve serbë pikërisht në këto momente, sot.

Për të hequr vëmendjen e publikut nga cenimi i territorit të Republikës së Kosovës me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi?! Apo për të fshehur rezultatet e pritura të takimeve ilegale Thaçi-Vuçiç!?

Sidoqoftë, LVV është kundër shfaqjeve të tilla mediale ku rrezikohet jeta e policë/eve të Kosovës për teket e Thaçit, Veselit apo edhe kujtdo tjetër. Keqpërdorimi i policisë së Kosovës, i burrave dhe grave të ndershme e të sinqerta, rrezikimi i jetërave të tyre, si në rastin e Enver Zymberit, jo vetëm është e papranurshme, por përbën krim.

Edhe ashtu „Zajednica“ nuk kalon, çoftë edhe duke e rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme