Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej afërsisht 100 kg kanabis, duke vënë në pranga dy persona.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se operacioni është finalizuar pas një procedimi penal proaktiv, të referuar në Prokurorinë e Vlorës.
Të arrestuar në flagrancë janë Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç, banues në Pilur dhe Moisi Mëhillaj, 42 vjeç, banues në Kuç, Himarë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e lëndës narkotike, në total 98.3 kg dhe dy automjete tip “Benz”. Një pjesë e sasisë së drogës ishte duke u transportuar, ndërsa pjesa tjetër u gjet e fshehur./TCH/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...