Këtë mëngjes, hulumtuesit në Zimperium Mobile Security kanë njoftuar për zbulimin e një dobësie të re në platformën Android. I quajtur ‘Stagefright’, kjo dobësi ka prekur përafërsisht mbi 950 milionë pajisje me Andorid në mbarë botë, bazuar në vlerësimet e hulumtuesve, që sipas tyre shumica e pajisjeve që kanë këtë dobësi bartin platformat më të vjetra se Jelly Bean. Google ka lëshuar një përditësim që rregullon këtë problem, por shumica e pajisjet ende nuk janë përditësuar.
Zimperium nuk ka lëshuar ende detajet rreth sulmit, por pritet që ato të prezantohen në konferencë ‘Black Hat’ të muajit të ardhshëm. Sulmuesi mund të shfrytëzojnë këtë dobësi duke përdorur kode keqdashëse që dërgohen si video mesazhe, shkruan arbresh.info. Pasi të hapësh atë mesazh, sulmuesi fiton kontroll nga larg në pajisjen tuaj duke pasur mundësi të dëmtojë mikrofonin, kamerën dhe një numër të madh funksionesh.
Me vetëm 12% të pajisjeve me Android që përdorin versionin e fundit të platformës Andorid, shumë operatorët thjeshtë nuk lëshojnë përditësimet për telefonat me Android duke krijuar problme./arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...