Gjermania mban në paraburgim ish-liderin e Katalonjës

20:38 | 26 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një prokuror gjerman ka deklaruar se gjykata ka urdhëruar që ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të mbahet në paraburgim deri në kohën e ekstardimit.

Prokurori i shtetit i Schlesëig Holstein, Georg Guentge ka theksuar se gjykata në Neumuenster ka dëgjuar edhe argumentet nga avokati i Puigdemont, i cili pretendon se ka të meta ligjore në kërkesën e ekstadimit nga Spanja, transmeton portali arbresh.info

Guentge tha se gjyqtari të hënën hodhi poshtë mocionin e avokatit të Puigdemont, por çështjet mund të ngrihen përsëri gjatë procesit të ekstradimit formal.

Puigdemont u arrestua nga policia gjermane pasi po hynte në vend nga Danimarka.

Spanja u zhyt në krizën e saj më të keq politike në katër dekada kur qeveria e Puigdemont pranoi një ndalim gjyqësor dhe zhvilloi një referendum ad-hoc mbi pavarësinë e Katalonjës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme