Kryetari i Komitetit të Parlamentit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar se arrestimi i sotëm i Marko Gjuriç në Kosovë ka shfaqur “përdorim brutal të dhunës”.
I ftuar në RTS ai tha se sjellja e Prishtinës mund të interpretohet si “deklaratë e vërtetë për luftë për popullin serb dhe shtetin serb”, transmeton portali arbresh.info
“Kjo është një lëvizje e menduar mirë nga Prishtina, njësitë tashmë janë përgatitur për përdorimin e dhunës”, tha ai.
Ai theksoi se KFOR-i duhej të reagonte, sepse është përgjegjës për sigurinë dhe se duhet të kishte parandaluar çdo njësi speciale nga Prishtina që të jetë e pranishme në veri./Arbresh.info/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...