Hulumtimet kanë zbuluar se dietat me pak yndyrë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit në vitet e vonshme të jetës dhe mënyra e tillë e të ushqyerit mund të jetë më efektive sesa ushtrimet fizike.
Dietat që kanë 40 për qind më pak kalori sesa sasia e rekomanduar e konsumimit besohet se e zvogëlon inflamacionin e qelizave të trurit dhe e mirëmban indin e trurit, transmeton Telegrafi.
Kjo është konstatuar falë hulumtimeve të kryera në Holandë, e të cilat janë publikuar në revistën prestigjioze ‘Frontiers in Molecular Neuroscience’.
Në veçanti shkencëtarët e kanë analizuar qelizën ‘Microglia’, e cila bën që organet të funksionojnë në mënyrë të duhur.
Dr. Bart Eggen, i cili e ka udhëhequr këtë studim, ka thënë:
“Obeziteti dhe plakja janë të përhapura gjithandej dhe po rriten anë e mbanë botës, por pasojat e sistemit nervor qendror nuk janë të njohura edhe aq mirë. Ne kemi parë se a ndikon kombinimi i ushtrimeve fizike me mënyrën e të ushqyerit në qelizën microglia”.
Sipas tij, plakja e microglias mund të parandalohej vetëm përmes ngrënies së dietave me pak yndyrë në kombinim me një sasi të kufizuar të kalorive.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...