Google ADS

Ministri i Punëve të Brendshme e quan operacionin e Policisë profesional

19:15 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka thënë pas operacionit policor për të arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Njësitet Speciale kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin, shkruan arbresh.info

Sipas Sefajt ndalimi ka përkuar me veprimin e asaj se Prishtinës zyrtare nuk i është kërkuar leja nga Gjuriq për të hyrë në vend.

Mes tjerash ministri ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të kryej obligimet ligjore për të siguruar ambientin për të gjithë qytetarët e Kosovës./Arbresh.info

Shkrimi i Flamur Sefajt:

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës, të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të saj dhe për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme