Google ADS

Zgjidhni me mençuri: E vetmja yndyrë në ushqim e cila nuk e dëmton shëndetin!

17:11 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Ushqimi i njeriut është e vështirë të imagjinohet pa yndyrë. Ajo i jep shije dhe teksturë të mirë, lidh përbërësit, përshtatet me përsosmëri në sandviç, i bën gurabijet të buta, tortat krematoze…

Masa themelore e gjalpit pikërisht është yndyra e qumështit. Ajo përbën 83 për qind të këtij produkti, andaj është thesar i vërtetë i kalciumit, për të cilin dihet që ka rëndësi të madhe për shëndetin e eshtrave.

Përveç kësaj, gjalpi përmban edhe sasi të mira natriumi, fosfori, kaliumi dhe magnezi, si edhe sasi të vogël hekuri, transmeton Telegrafi.

Nuk është për t’u habitur që rekomandohet si yndyrë e parë të cilën duhet futur në ushqim të bebeve!

Pos me këto minerale të rëndësishme, gjalpi është edhe burim i vitaminave të rëndësishme, ndër të cilat janë vitamina A, e rëndësishme për sintezën e proteinave, rritjen dhe zhvillimin e indeve dhe organeve, si edhe për punë të mirë të gjëndrave tiroide dhe mbiveshkore, pastaj vitaminë E (e njohur si vitaminë e rinimit) dhe vitaminë D, niveli optimal i së cilës në organizëm është i domosdoshëm për funksionimin normal të trupit.

Dihet mirë që thartirat yndyrore janë faktor shumë i rëndësishëm për ushqim të shëndetshëm – gjalpi i posedon madje 20 sish, optimalisht të balancuara ashtu që ngrenë nivelin e kolesterinës (së mirë) HDL, përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ulin rrezikun nga sulmi në tru.

Edhe pse është fjala për yndyrat, gjalpi ka fuqi t’i ndihmojë trupit në djegien e qelizave yndyrore! /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme