Gafa e ministres së jashtme austriake: Ju uroj shndërrimin e FSK-së në ushtri!

15:57 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl po qëndron sot në Kosovë.

Ajo është pritur fillimisht nga homologu i tij kosovar, Behgjet Pacolli me të cilin zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për media, raporton Arbresh.info.

Ministrja Kneissl gjatë fjalës së saj foli për demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, mirëpo në një moment ngatërrohet duke i uruar qytetarëve të Kosovës shndërrimin e FSK-së në ushtri.

“Ky është hap i rëndësishëm për vizat por Kosova duhet ta luftoj edhe korrupsionin edhe pse më ka treguar homologu im për këtë mirëpo ka ende shumë për të bërë. Po ashtu iu uroj për shndërrimin e FSK-së në fakt kjo ende nuk qenka bërë, kërkoj ndjesë por unë po e pres të bëhet sepse është hap i rëndësishëm”, tha ajo.

Shikoni momentin e gafës së saj në videon  më poshtë nga minuta e 2:00./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1736394949758923/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme