Policia e Elbasanit do të angazhojë 320 forca policie për mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në orën 19.00.
Duke filluar nga ora 15:00 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.
Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”. Bulevardi “Qemal Stafa” në krahun e djathtë të stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.
Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq si dhe vendparkimet me autorizim do te jenë para sheshit të stadiumit. Bulevardi “Qemal Stafa” dhe Unaza e Qytetit do përdoren për qarkullimin e mjeteve.
Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë dhe në spitalin Rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.
Levizja e mjeteve të ekipeve vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium, e kthim.
Gjithashtu bëhet e ditur se do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë.
Sportdashësit në stadium duhet të jenë të pajisur me biletë dhe kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji, fishekzjarre, monedha apo metale të çfarëdolloji, çelësa të ndryshëm.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...