Ambasadori amerikan Donald Lu nuk ka qenë ditën e sotme i pranishëm në takimin ku kryeministri Edi Rama ka prezantuar strategjinë kombëtare të energjisë.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.
Megjithatë mungesën e tij, Lu ka dërguar përfaqësuesin e saj, Catherine Johnson e cila ka përcjellë mesazhet e ambasadorit.
Si fillim ajo ka kërkuar ndjesë për mos pranimin e Lu në këtë takim, duke bërë me dije se ai ka pasur një situatë emergjente në ambasadë.
“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme”, u shpreh ndër të tjera Johnson.
edhe pse ka vlerësuar reformat e qeverisë, e dërguar e Lu-së, Johnoson u shpreh kundër qeverisë në lidhje me koncensionet.
“Më lejoni dhe njëherë të përsërisë deklaratën nga FMN, e cila ka thënë se Shqipëria mund të marrë fonde duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese në energji”, deklaroi Catherine Johnson përfaqësuese në USAID.
/GazetaExpress/
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’