Ministri serb i Kulturës, Vladan Vukosavljeviq, i cilit sot u ndalua të hynte në territorin e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka deklaruar se kjo ngjarje nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes mes dy vendeve.
Në një prononcim të shkurtër pasi u ndalua të hynte në Kosovë, Vukosavljeviq tha: “Vendimi i Prishtinës nuk kontribuon në zgjidhjen e situatës së përgjithshme”.
Pasi ua ndaluan hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit, Nikola Selakoviqit dhe ministrit Aleksandar Vulin, edhe ministri i Kulturës i Serbisë Vladan Vukosavljeviq nuk është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës.
Sipas Tanjug, rreth orës 11:30, policia e Kosovës ndaloi Vukosavljeviqin që të futet në kufirin në Jarinjë.
Vukosavljeviq, i cili është ministër i Kulturës dhe Informacionit, ka thënë se fakti që nuk i është lejuar të hyjë në Kosovë për t’i vizituar manastiret është një gafë dhe lëshim i madh që nuk i kontribuon situatës së përgjithshme.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...