Superylli francez, Antoine Greizmann, ka deklaruar se të ardhmen e tij do të zgjidhet para Kupës së Botës.
Greizmann kërkohet nga gjigantët evropian, si Barcelona, Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Ish ylli i Real Sociedadit, ishte shumë afër transferimit në Old Trafford, verën e vitit 2016, por transferimi i tij u bllokua nga FIFA, pasi kishin dënuar skuadrën e Atletico Madridit për të mos shitur apo blerë lojtarë.
Tashmë, po flitet se ai ka vendosur të transferohet në Barcelonë, edhe pse gjiganti katalan ka shumë yje në pozitën e tij.
Greizmann në një intervistë për Canal +, ka thënë se do të dëshironte të luante çdo ditë me Paul Pogba.
“E ardhmja ime do të vendoset para Kupës së Botës. Dua të shkoj në Rusi me mendje të qartë, është diçka që të gjithë e duan”, tha Griezmann.
“I kam thënë motrës se, edhe nëse rri apo largohem, më duhet të vendosi para Kupës së Botës”.
Ndërsa ai beson se do të ishte fantastike të luajë me Pogban çdo ditë, por që kjo nuk do të thotë se e dëshiron kalimin në “Old Trafford”.
“Nëse do ta bënim këtë çdo ditë”, tha Pogba për Canal+, kurse Griezmann u përgjigj: “Do të ishte fantastike”.
“Por kujdes, nuk do të thotë se dua të shkoj te Manchester United”, shtoi francezi.
Griezmann ka shënuar 23 gola në 38 ndeshje këtë edicion për Atleticon. /arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...