Google ADS

PSG do të vendos ndërmjet Antonio Contes dhe Masimiliano Allegrit

09:11 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Në Paris e vetmja gjë e sigurt është largimi i trajnerit Unai Emery në fundin e sezonit. Ka qenë dështimi në Evropë që ka rënduar më shumë mbi trajnerin spanjoll, edhe pse titulli në Francë u duk më shumë një formalitet.

Drejtuesit e klubit parisien në listën e kandidatëve kanë emër të parë atë të trajnerit aktual të Juves, Masimilano Allegri, që ka arritur dy finale të Champions League në 3 vitet e fundit.

Por orët e fundit një tjetër italian po lakohet shumë, Antonio Conte. Dhe në këtë rast flitet për një prishje kontrate në fundin e sezonit: raporti i ish-trajnerit të kombëtares italiane me klubin londinez është prishur prej muajsh dhe kontrata që skadon në 2019 mund të mbyllet përpara kohe.

Antonio Conte është gjithashtu një nga kandidatët edhe për rindërtimin e kombëtares italiane, që brenda muajit qershor duhet të gjejë trajnerin. Por në këtë rast diferencën e bën oferta. Dhe kur flitet për para në Paris ato nuk kanë limit. Klubi i Al-Khelaifi është gati t’i ofrojë 11.5 milionë euro në sezon italianit, për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ndër të tjera klubi parisien do ta kënaqte trajnerin Conte edhe me disa investime të tjera në merkato, gjë që Chelsea nuk ia mundësoi në merkaton e sezonit të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme