Trump po merr në konsideratë përjashtimin e disa prej diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fill pas përjashtimit të tyre nga Britania e Madhe, ngjarje që vjen pas helmimit të spiunit rus në Angli.
Mediat amerikane shkruajnë se vendimi do të merret ditën e sotme dhe gjithçka do të jetë në kuadër të qëndrimit të qeverive të vendeve europiane ndaj sulmit dhe helmimit që iu bë agjentit rus.
Ish-spiuni rus, Sergei Skripa dhe vajza e tij Yulia, ishin gjetur pa ndjenja më 4 mars dhe vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.
Zyrtarët britanikë thonë se “ka gjasa të mëdha” që Moska qëndron pas këtij sulmi, qëndrim të cilin e ka shprehur edhe Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah, u shpreh se SHBA-ja po e merr në konsideratë faktin e një reagimi dhe kundërpërgjigjeje ndaj kësaj ngjarjeje, por nuk mund të jepte detaje të tjera.
Ai tha:
SHBA qëndron pranë Britanisë së Madhe dhe ndëshkon këtë veprim të Rusisë. Presidenti po e mban në konsideratë një lloj reagimi për t’i dhënë atë që meriton Rusisë, pas situatës së krijuar. Do të lajmërojmë çdo gjë në kohë”.
Nga ana tjetër, Moska ka mohuar përgjegjësinë ndaj helmimit të agjentit dhe u përgjigj me përjashtimin nga shteti i saj të 23 agjentëve britanikë, sikurse edhe Britania bëri me diplomatët rusë në vendin e saj.
Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...
Rama jep lajmin nga Budapesti: Shqipëria pret vitin tjetër S...
Rama në Hungari, takohet edhe me Vuçiqin