Në shkollat e Kosovës ka ‘grupe anarkiste’ të nxënësve

07:52 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Nxënësit kosovarë në shkollat fillore në raste të ndryshme po konsumojnë duhan dhe drogë.

Përparim Blakaj student në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Hasan Prishtina” ka kryer hulumtimin në shkolla fillore dhe të mesme “Drogë nga fëmijët –për fëmijët”.

“Kemi një gjendje shumë shqetësuese në shkollat e Prishtinës. Është një realitet tek fëmijët në shkolla. Unë i kam quajtur “grupe anarkiste” në shkollat fillore”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ai ka arritur të hulumtojnë se ka nxënës që konsumojnë droga. Blakaj tha se hulumtimin e ka kryer në disa shkolla. Ai nuk i ka përmendur emrat e shkollave.

“Unë kam vërejtur se aty ka një menaxhim që udhëhiqen nga një i rritur. ka një hierarki në grup”, deklaroi Blakaj. Sipas tij brenda një grupi janë të përfshirë deri në 40 persona./rtklive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme