Forcat saudite kanë thënë se nga sulmet me raketa balistike të rebelëve në Jemen është vrarë të paktën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
“Mbrojtja ajrore ka detektuar dhe shkatërruar shtatë raketa balistike të nisura drejt nesh”, ka thënë kanali shtetëror Al-Akhbariya, duke cituar koalicionin ushtark të udhëhequr nga sauditët.
Zyrtarët kanë thënë se viktimat kanë pësuar nga copëzat e njërës prej raketave, të cilat kanë rënë në një zonë të banuar në Riad. Një raport thotë se viktimat janë që të gjithë shtetas të Egjipitit.
Agjecitë e lajmeve Reuters dhe AFP kanë raportuar se dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme.
Agjencia SABA, që udhëhiqet nga rebelët huthi në Jemen ka raportuar se raketat kanë pasur për cak Aeroportin Ndërkombëtar të Riadit.
Edhe më herët autoritetet saudite kanë detektuar projektil të lëshuar nga rebelët huthi dhe kanë fajësuar Iranin se po i furnizon ata me armë.
Irani ka mohuar këto akuza, pavarësisht dëshmive të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, të cilët thonë se raketat që kanë rebelët në Jemen, janë siguruar nga Teherani.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...