Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE ‘Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve’ do të organizojë Hapjen e Fushatës për Rritjen e Vetëdijesimit dhe Informimit për Ministrinë e Drejtësisë, Departamentin e saj për Profesionet e Lira Ligjore dhe avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit (PLL).
Qëllimi i hapjes së fushatës është që qytetarët, bizneset, studentët dhe akterët e tjerë në sektorin e drejtësisë të jenë më të vetëdijshëm për kompetencat dhe rëndësinë e secilit Profesion të Lirë Ligjor dhe të MD-së për përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen efikasitetin e gjyqësorit në Kosovë.
Fjalë në këtë aktivitet do të mbajë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova, kryetar i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, Kryetarja e Odës së Noterëve, Arbena Shehu, Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi, Ndërmjetësuesi, Faton Morina, si dhe kryetari i Odës së Administratorëve Falimentues, Flamur Keqa.
Gjatë hapjes së fushatës do të promovohen roli dhe rëndësia e departamentit të PLL-ve të MD-së dhe të profesioneve të avokatëve, noterëve, përmbaruesve privat, ndërmjetësuesve dhe administratorëve të falimentimit (PLL), si dhe do të behet prezantimi dhe promovimi i Odës së sapo themeluar të Administratorëve të Falimentimit. Përfaqësues të shumtë të sektorit të drejtësisë, sektorit të OJQ-ve, profesionistëve ligjorë, studentë dhe të tjerë pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...