Përpara takimit në Varna të Bullgarisë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar qytetin Pontus dhe gjatë fundjavës ka mbajtur leksione në tetë vende të ndryshme.
Në Samsun, Erdogan bëri një fjalim të ashpër, ku edhe tha se “nëse është e nevojshme, ne do të japim edhe jetën tonë për një Turqi më të madhe dhe më të fortë”, transmeton portali arbresh.info
“Ne duk do t’i harrojmë plagët që kanë hapur zemrat tona kufijtë artificial që ata kanë krijuar. Ata besojnë se komentet e mia janë bllofe ose retorikë boshe, por ata shpejt do të shohin se kanë gabuar”, tha Erdogan.
Ai argumentoi se operacionet ushtarake të Ankarasë do të vazhdonin në Manbjit.
Në një tjetër fjalim, Erdogan argumentoi se do të shkojë në Varna me dëshminë se kurdët veprojnë si “terroristë”.
“Perëndimi deshi të na jap mend neve, por unë u thashe që ato njohuri t’i mbajnë për vete. Në Varna do t’ju tregoj se kush janë kurdët. Ne kemi dinjitet dhe jemi krenat dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin tonë”, tha ai.
Sipas mediave turke, takimi mes Erdogan, Juncker dhe Tusk pritet të jetë shumë i ashpër, pasi Turqia pritet të fajësojë vendet e BE-së për mos respektim të marrëveshjes, për mos heqjen e vizave për qytetarët e Turqisë, si dhe për mos dhënien e fondit të plotë për refugjatët./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...