Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se është i bindur se kushti esencial për ndarjen e VV-së nga të dorëhequrit kishte qenë mosardhja e Albin Kurtit në krye të partisë.
“Unë jam shumë i bindur që e kam kuptuar drejtë, dhe kushti esencial për ndarjen e VV-së është mosardhja e Albinit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca për Top Channel.
Ai ka përmendur “muajin e rëndësishëm”, në të cilin kishin biseduar me Shpend Ahmetin për të dy grupet, dhe për Konjucën ishte gjithçka e qartë se pakënaqësia e tyre për të gjitha çështjet tjera ishte shkas që ata deputetë të jepnin dorëheqje.
Në anën tjetër, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se kryetari aktual i VV-së, Albin Kurti, ka qenë thelbi i problemit që përçau partinë para disa javësh.
Në një intervistë në Top Channel, Ymeri u shpreh se Kurti ka përdorur metoda si shpifjet dhe degradimi publik ndaj ish-pjesëtarëve të Vetëvendosjes, që tani kanë dhënë dorëheqje nga partia.
“Thelbi i problemit ka qenë një tendencë e Albin Kurtit që ka përdorur metoda të shpifjeve dhe degradimit publik ndaj disa prej anëtarëve të Vetëvendosjes”, ka thënë Ymeri.
Ymeri u shpreh se në të ardhmën mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, politikat social-demokrate të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngjashmëri me grupin e të dorëhequrve nga partia që tashmë udhëhiqet nga Albin Kurti./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...