Kreu i PD-së, Lulzim Basha premton ta shfuqizojë këtë tarifë që në ditën e parë kur kjo parti të vijë në pushtet.
“Qytetarët e Kosovës do ta ndiejnë të parët këtë akt primitiv të urrejtjes nga banda në pushtet në Shqipëri. Kjo tarifë është një barrierë dhe kosto e shtuar për ta. Ky akt kriminal dëmton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur koston për shërbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetarët dhe bizneset. Turizmi po kështu do të pësojë një goditje të rëndë”, tha Basha.