Google ADS

Çështja e rritjes së pagave, Kushtetuesja ende pa vendim

21:25 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Kanë kaluar më shumë se një muaj që nga momenti kur vendimi i kryeministri Ramush Haradinaj për rritjen e pagës për veten dhe të kabinetit të tij u dërgua në Gjykatën Kushtetuese.

Ishte pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që qoj këtë proces në Kushtetuese, përderisa kjo e fundit ende nuk ka marrë asnjë vendim.

I kontaktuar nga Indeksonline,Drejtori i Zyrës për Komunikim dhe Media, Veton Dula ka bërë të ditur se kërkesa është parashtruar më 29 janar 2018 por që kjo lëndë është aktualisht në fazën e shqyrtimit dhe se Gjykata ende nuk ka marrë vendim.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje të Gjykatës në këtë rast.

Ndryshe më datën 12 janar, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Sipas këtij vendimi pagat rriteshin në 4 përqind mbi pagën bazë.

Ky vendim u pezullua më datën 1 shkurt deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtuetese. Lidhur me gjithë këtë ishte deklaruar edhe Ministri Financave, Bedri Hamza i cili atë kohë vendosi që të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritje të pagave derisa ligjërisht të sqarohet e gjithë situata.

Sipas të gjitha gjasave, lënda në fjalë do të mbetet ende në shqyrtim e sipër deri në kohën e mjaftueshme për Gjykatën Kushtetuese që të arrij të marrë një vendim./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme