Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri ka reaguar rreth pagesës të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.
Tahiri, nëpërmjet një shkrimi në Facebook e ka quajtur të lartë çminim prej 5- 10 eurosh në një drejtim. Këtë e ka bërë duke krahasuar pagesën me çmimet në rajon.
“Autostrada prej Shkupi deri në kufi të Greqisë i ka 216 km. Për shfrytëzimin e kësaj autostrade paguajmë në tri ndalesa gjithsej 180 Denar, që kur i pjestojmë me 61.4 del se një makinë në një drejtim paguan 2.93 euro/cent. Në këtë autostradë kufizimet e shpejtësisë nisin prej 80 deri në 120 km/h”, thotë ai.
“Ndërsa autostrada prej kufirit Kosovë – Shqipëri, më saktësisht prej Vërmicës deri në Rrëshen, autostrada i ka 93 km. Prej 93 km të kësaj autostrade, 22 km janë të pa përfunduara/kompletuara, që i bie se do të paguajmë 5 euro për 71 km. Në këtë autostradë kufizimet e shpejtësisë nisin prej 60 deri në 110 km/h”, shpjegon Tahiri.
“Tash ju vlerësojeni a po paguajmë shumë a pak!!”, shtoi ai në fund.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...