Google ADS

Ahmeti për taksën në Rrugën e Kombit: Dikush duhet të paguajë mirëmbajtjen

20:55 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Lajmi për vendosjen e taksës në ‘Rrugën e Kombit’ bëri që pothuajse shumë fytyra publike të reagojnë në mënyra të ndryshme.

Çmimet e vendosura nga Qeveria e Shqipërisë prej 5 deri në 10 për një drejtim për këdo që kalon me veturë nëpër ‘Rrugën e Kombit’ janë cilësuar të larta.

Është pikërisht i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka reaguar duke thënë se në Politika Publike autostradat konsiderohen të mira gjysmë publike, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysëm Publike. Dikush duhet të paguajë mirëbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës. Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme