“Dëbora e portokalltë” huton europianët lindorë

19:48 | 25 Mars 2018
Trina Galanxhi

Njerëzit në Europën Lindore kanë mbetur gojë hapur pasi kanë parë dëborë të portokalltë.

Mediat sociale janë vërshuar nga fotografitë e borës që mbuloi Rusinë, Bullgarinë, Ukrainën, Rumaninë dhe Moldavinë, transmeton portali arbresh.info

Meteorologët thonë se fenomeni është shkaktuar për shkak të përzierjes së rërës së Saharës me shi dhe borë.

Një fenomen i tillë ndodh pothujase çdo pesë vjet, por përqendrimet e rërës janë më të larta se zakonisht, ndërsa njerëzit janë ankuar edhe se ajri ishte i mbushur me rërë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme