Samir Ujkani, ka treguar dallimin mes ish trajnerit të Kombëtares, Albert Bunjaki dhe atij aktual, Bernard Challandes, që momentalisht nuk duket të jetë edhe i madh.
“Trajneri ka dëshirë të luajmë futboll të bukur, të qarkullojmë më shumë topin dhe jo vetëm ta dërgojmë atë përpara”, shtoi ai.
“Mentaliteti i trajnerit është që skuadra të mos pësojë gol, por normalisht edhe të luajmë bukur siç ka dashur edhe Alberti të luajmë më mirë. Por, synimi ka qenë që të mos pësojmë fillimisht gol, pra me trajnerin e ri po punojmë pak më shumë në aspektin defensivë”, tha ai për t7.
“Nuk diskutohet, baza është e Albertit. Por, normalisht me trajnerin e ri kemi marr obligime tjera, të kemi më shumë kujdes, të luajmë futboll të bukur dhe të kem kujdes mos të bëjmë gabime në pasime”, shtoi mes tjerash ai.
Ai foli edhe për ndeshjen me Burkina Faso, që e konsideron kundërshtar shumë më të vështirë se Madagascari.
“Kemi respekt për ta sepse janë kundërshtar i vështirë. Ata janë shumë më të vështirë (se Madagascari), Kombëtarë me kualitet, janë një niveli më lartë, por ne do të tentojmë të japim më të mirën ashtu siç kërkon trajneri”.
“Trajneri po kërkon të luajmë mirë, pasi e do ekipin gati për shtator. E dimë se do të jetë një ndeshje ndryshe, e një niveli më të lartë”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...