Google ADS

Paris Hiltoni e humb unazën 2 milion dollarëshe

17:45 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtarja dhe biznesmenja Paris Hilton mbrëmë ka humbur unazën e saj të fejesës e cila ishte me gur diamanti që kapte vlerën e 2 milion dollarëve.

Paris ishte me të fejuarin e saj në një klub nate që ka qenë më parë ish-fabrika e RC Colas, kur i humbi unaza me të cilën e kishte propozuar Chris Zylka shkruan FoxNews përcjellë GazetaBlic.

Ky vend ishte hiç më i vogël se 50.000 metra katrorë dhe kishte kapacitet të mbante plot 7 mijë njerëz brenda saj.

Por më vonë unaza me diamant prej 20-karatëve, u gjet në një kovë me akull në zonën VIP, kjo pasi që të gjithë të pranishmit në klub u detyruan ta kërkonin atë.

“Siguria filloi në kërkim të plotë të zonës VIP me pishtarë, të udhëhequr nga Chris dhe me ndihmën e klientëve të tjerë”, tha një burim për Page Six.

“Ishte një përleshje e furishme për të gjithë ata që e kërkonin, njerëzit po zvarriteshin në dysheme, nën tavolina, nën këmbët e njerëzve të tjerë dhe nën ulëse …

Ishte e mahnitshme që ata arritën ta shihnin unazën me atë diamant të madh në një kovë akulli. Paris bërtiste me lehtësim kur ajo ishte e sigurt përsëri në gishtin e saj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme