Turqia ka njoftuar sot se qyteti verior në Siri, Tal Rifaat do të jetë caku i ri i ushtrisë turke pasi ka pushtuar rajonin Afrin që kontrollohej nga milicia e kurdëve të Sirisë, transmeton AFP.
“Me dëshirën e Zotit ne do të sigurohemi që ky operacion të arrijë qëllimin e vet pasi të marrim kontrollin e Tal Rifaatit për një kohë të shkurtër”, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në Trabzon.
Më 20 janar, Ankaraja ka nisur një ofensivë në tokë dhe ajër në rajonin Afrin të Sirisë për të larguar anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) nga kjo zonë.
Tuqia e konsideron YPG-në organizatë terroriste, ndonëse e njëjta shihet si lojtare kyçe nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri.
Më 18 mars, forcat turke dhe aleatët rebelë kanë marrë tërë kontrollin e enklavës Afrin, pasi pjesa më e madhe e pjesëtarëve të YPG-së janë larguar pa luftuar.
Pushtimi i Afrinit është parë si hap i madh për Turqinë, e cila kërkon të shtrijë kontrollin e saj në kufirin verior me Sirinë./rel
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...