Komisioni amerikan i bën thirrje A. Saudite t’i ndryshojë disa tekste shkollore

17:06 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Arabia Saudite ka bërë pak përmirësim në aspektin e largimit të përmbajtjes që promovon dhunë dhe urrejtje ndaj religjoneve të minoriteteve në librat shkollorë, ka thënë një komision vëzhgues i qeverisë amerikane, duke inkuarajuar Riadin që të trajtojë këtë çështje më seriozisht, transmeton Reuters.

Trashëgimtari i fronit, Mohammed bin Salman, në vizitën e tij të parë në Shtetet të Bashkuara prej kur mban këtë pozitë, ka premtuar se do të promovojë një Islam të moderuar në kuadër të reformave tjera në Mbretërinë myslimane.

Ministri saudit i Edukimit ka thënë javën e kaluar se shteti është duke zhdukur çdo gjurmë të Vllazërisë Myslimane dhe do të largojë nga pozita secilin që simpatizon grupin e ndaluar.

Në studimin e ri të librave të Arabisë Saudite, Komisioni amerikan për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF) ka thënë përmes një deklarate se ka krahasur 12 tekste të vitit 2017-2018 me disa versione te librave të viteve 2012-2014 dhe ka gjetur se tekstet aktuale jo vetëm që përmbajnë një numër të fjalive “provokative”, mirëpo disa prej tyre është menduar se janë larguar shumë kohë më parë nga librat.

Qeveria saudite nuk është përgjigjur lidhur me këtë raport.

“Komisioni i bën thirrje Kongresit dhe administratës amerikane që të bëjë prioritet ndryshimin e teksteve shkollore në Arabinë Saudite kur është fjala për bashkëpunim me qeverinë e këtij vendi, në kuadër të reformave edhe në fusha të tjera”, ka thënë shefi i komisionit, Daniel Mark./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme