Google ADS

Zyrtarët e Shqipërisë thonë se nuk mund të zbritet taksa e Rrugës së Kombit e përcaktuar më 2016

16:00 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nuk mund të zbresë çmimin e përcaktuar për të paguar kushdo që kalon nëpër autostradat shqiptare përfshirë edhe Rrugën e Kombit. Këshilltari i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Dardan Malaj, ka thënë se gjithë procedurat tenderuese dhe të koncesonimit kanë kaluar më 2016. Ka thënë po ashtu se reagimi i Ministrit kosovar Pal Lekaj ka ardhur për shkak të mungesës së informacioneve.

Çmimi prej pesë eurosh për një drejtim për këdo që kalon me veturën nëpër Rrugën e Kombit nuk mund të zvogëlohet.

Kjo për shkak se gjithçka për këtë taksë është vendosur më 2016 kur është dhënë në koncesion mirëmbajtja e autostradave të Shqipërisë.

Dardan Malaj, Këshilltari politik i Ministrit të Infrastrukturës në Shqipëri, ka thënë se përfunduar në vitin 2016 dhe vendimi i njëjte nuk pritet të ndryshojë
“Të gjitha procedurat janë zhvilluar dhe përfunduar më 2016. Tash, vetëm është faza testuese dhe pastaj fillon se zbatuari. Janë çështje të koncesionimit dhe procedurave tenderuese që kanë përfunduar”, tha Malaj për Gazetën Express.

Reagimin e Pal Lekajt e ka quajtuar jo mirë të informuar.

“E pash edhe reagimin e Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës dhe me gjasë ka mungesë informacioni për këtë çështje. Nuk është se tash po vendoset kjo taksë”, thotë ai ndër të tjera.

Malaj tha se çështja e taksës është e përcaktuar në kontratë dhe nuk mund të ketë më diskutime pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore deri te nënshkrimi i kontratës.

“Pra është nënshkruar më 2016”, përfundoi ai.

Sidoqoftë, për këtë taksë ka pasur reagime në Kosovë dhe Shqipëri.

Sali Berisha e ka quajtur plaçkë të Edi Ramës këtë taksë dhe ka thënë se nuk duhet të vendoset për shkak se e njëjta rrugë i sjell Shtetit 300 milionë euro në vit.

Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska ka thënë se Edi Ramës i është harxhuar tregu i drogës ndërsa paratë po tenton t’i mbledh përmes taksës për Rrugën e Kombit.

Në këtë frymë, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se do të kërkojë sqarime nga Shqipëria për këtë taksë. Madje, ka thënë se për këtë veprim nuk ka pasur fare konsultime.

Sipas të dhënave të publikuara para një viti kur ishin dhënë në koncesion autostradat e Shqipërisë, për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25. Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme