Interi i cakon çmimin prej 68 milionë euro Skrinarit, ai po kërkohet nga gjigantët evropian

15:23 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Interi ka vendosur çmimin e qendërmbrojtësit, Milan Skrinar, i cili po kërkohet nga gjigantët evropian.

Gjiganti italian ka vënë çmimin prej 68 milionë euro për shërbimet e tij.

Manchester Unitedit i është bërë me dije se duhet të paraqitet me një ofertë prej 68 milionë euro nëse e dëshiron mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, raporton Calciomercato.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar kushton shumë pas një sezoni mbresëlënës me Interin.

Të interesuar për përfaqësuesin sllovak është edhe gjiganti katalan, Barcelona. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme