Më 23 mars u mbajt në Bruksel takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiq, nën lehtësimin e Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Në këtë takim, Mogherini kishte kërkuar që Kosova të fillojë sa më parë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për çka presidenti Thaçi tha se Kosova do ta marrë përsipër pjesën e vet të obligimit dhe shumë shpejtë do ta formojë Ekipin Menaxhues i cili do të merret me draftimin e statutit për formimin e tij.
Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media ka folur në lidhje me takimin e dy presidentëve, duke thënë se Kosova nuk ka nevojë për një dialog të tillë të privatizuar nga Thaçi dhe kërkojnë që çështja e dialogut të kthehet fillimisht në Kuvend dhe gjithashtu kërkojnë edhe kyçjen e akterëve tjerë të rëndësishëm të Kosovës.
“Thaçi duhet të tërhiqet menjëherë nga këto negociata. Vuçiqi e ka bërë të qartë se Serbia do sa më parë marrëveshje me Kosovën, marrëveshje kompromise siç e quan ai, ku secila palë merr diçka. Me fjalë të tjera Vuçiqi po e vazhdon tezën e paraardhësit të tij Vojislav Koshtunica për Kosovën, më shumë anatomi e më pak pavarësi”, shtoi ai.
“Ne nuk kemi nevojë për një dialog të privatizuar nga presidenti Hashim Thaçi. Për dialogun duhet të debatohet në Kuvend. Duhet të marrin fund darkat e tij sepse janë të shtrenjta për qytetarin e Kosovës”, tha Sveçla.
Ka thënë se Kosova duhet të qartësojë se cili është qëllimi i këtij dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, edhe kur po thuhet që duhet normalizim mes marrëdhënieve të dy vendeve, nuk po përcaktohet çka saktësisht.
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...