Google ADS

Taksa për rrugën e Kombit, Vasili: Mos e paguani!

14:28 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

“Mos paguani taksën për rrugën e Kombit”.
Kjo është thirrja që ka bërë kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, për qytetarëy pas lajmit se rruga e Kombit do të bëhet me pagesë.

Përmes një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili thotë se qytetarët nuk duhet të paguajnë taksa për një rrugë që është ndërtuar një herë më taksat e tyre.

Duke përmendur qindra milionë euro të dhënë për koncesione, kreu i grupit të LSI-së, bën thirrje që kryeministri t’i anulojë ato dhe të financojë mirëmbajtjen e rrugës.

Për Vasilin, më shumë këtë taksë do ta vuajnë ata që vijnë nga Kosova, duke shtuar se ata nuk kanë asnjë taksirat pse qeveria me kryeministër Edi Ramën është e etur për të vjedhur.

“Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria.

Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista.

Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj. Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit. Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj.”, -shkruan Vasili.

Reagime të forta ka pasur si në Kosovë edhe në Shqipëri pas lajmit se rruga e ‘Kombit’ do të bëhet me pagesë.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një njoftimi për mediat, sqaroi se taksa në fjalë ka qenë e parashikuar që në vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme