Prej sot në mesditë ka filluar testimi i pagesës në Rrugën e “Kombit”. Një shofer makine do të duhej t’i rezervojë 10 euro për t’i paguar si taksë rrugës që kalon. Autoritet e shqiptare kanë vendosur këtë taksë edhe për shoferët e Shqipërisë. Në Kosovë kanë paralajmëruar ankesa për këtë taksë. Pal Lekaj ka thënë se do t’i drejtohet autoriteteve shqiptare për të zbritur tarifën.
Vendimi i Shqipërisë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Gazetën Express se s’kanë pasur kurrfarë njoftimi se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e “Kombit”. Ka thënë se të hënën do t’i drejtohet homologut të tij për të kërkuar sqarime dhe për të zbritur taksën rrugore.
“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”, ka thënë Lekaj, të dielën për Express.
“Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...