Vdes fituesja e parë e “Eurovision-it”

10:32 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Lys Assia e cila ishte fituesja e parë e Eurovisionit, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.

Këngëtarja lindur në Zvicër fitoi garën më 1956 duke u shpallur fituese me këngën “Refrain”, shkruan SkyNews, transmeton lajmi.net.

Assia vdiq të shtunën në një spital në Cyrih.

Organizatorët e konkursit i dhanë “ngushëllimet më të sinqerta ” miqve dhe familjes së Assisë.

E lindur në vitin 1924, Assia filloi karrierën e saj si balerin para lidhjes së saj të përjetshme me Eurovizionin.

Ajo përfaqësoi Zvicrën në vitin 1957-1958 ku përfundoi e dyta me këngën “Giorgio”.

Në moshën 87-vjeçare, ajo vendosi për t’u kthyer si një konkurrente, por përpjekja e saj për të përfaqësuar Zvicrën në 2012-2013 ishte e pasuksesshme. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme