Google ADS

Para se të helmohej, ish-agjenti rus i kishte kërkuar falje Putinit

08:03 | 25 Mars 2018
Arbresh.info
Ish-agjenti rus që u helmua në Londër, Sergei Skripal, i kishte shkruar Vladimir Putinit për t’i kërkuar falje dhe pyetur nëse do të mund të vizitonte shtëpinë e tij në Rusi, thotë një mik i tij.
Ish-zyrtari rus i inteligjencës i cili u vendos në Britaninë e Madhe më 2010 si pjesë e një shkëmbimi spiunësh, ishte penduar nga të qenit agjent i dyfishtë dhe dëshironte të vizitonte familjen e tij, thotë Vladimir Timoshkov për BBC.

Timoshkov thotë se Skripal i kishte telefonuar atij nga Londra më 2012 dhe i kishte thënë se i kishte shkruar një letër Vladimir Putinit për t’i kërkuar falje të plotë dhe lejen që të vizitojë Rusinë ku nësa e tij, vëllai dhe familjarët e tjerë jetonin.

Skripal dhe vajza e tij, Yulia, janë në gjendje kritike pasi u helmuan me një helm të rëndë nervor në qytetin anglez të Salisbury më 4 mars.

Tentim-helmimi hapo një krizë diplomatike në mes të Rusisë dhe Britanisë së Madhe, e cila u përkrah nga aleatët për të fajësuar Kremlinin.

Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi në incidentin.

66 vjeçari akuzohet se ka punuar për M16 për disa vjet, në veçanti duke zbuluar emrat e dhjetra agjentëve rusë që punojnë në Europë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme